Terre des hommes Kosova është duke zbatuar projektin rajonal “CARING 2.0 – Parandalimi dhe Reagimi Shumëdisiplinor ndaj Dhunës në Shkollë ndaj Fëmijëve” (Mars 2025 – Shkurt 2027), si pjesë e një konsorciumi dhe në partneritet me organizata që veprojnë në pesë shtete: Rumani, Greqi, Kroaci, Bullgari dhe Kosovë. Projekti është i mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian, përmes programit CERV. Në Kosovë, Tdh po e zbaton projektin në tetë shkolla, të vendosura në komunat e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në forcimin dhe funksionalizimin e sistemeve të integruara për mbrojtjen e fëmijëve, përmes një qasjeje ndërdisiplinare për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës në shkolla. Projekti i kushton rëndësi të veçantë dimensioneve gjinore dhe pjesëmarrjes domethënëse të fëmijëve, veçanërisht atyre që ndodhen në situata të cenueshme.
Për të adresuar këto nevoja, objektivat specifike të projektit janë formuluar si më poshtë:
- Të vlerësohen normat sociale dhe gjinore specifike që nxisin dhe mirëmbajnë forma të ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë dimensionet gjinore, brenda mjedisit shkollor.
- Të ndërtohen kapacitetet e stafit arsimor, profesionistëve psikosocialë dhe menaxhmentit të shkollave për të parandaluar dhe reaguar në mënyrë të sigurt dhe në kohë ndaj dhunës ndaj fëmijëve, duke përfshirë fëmijët në mënyrë domethënëse në një mjedis shkollor përkrahës dhe gjithëpërfshirës.
- Të përmirësohet njohuria dhe aftësitë e fëmijëve dhe të rinjve të moshës 12–16 vjeç për të identifikuar mbështetjen nga bashkëmoshatarët dhe për të nxitur ndryshime pozitive shoqërore në reagim ndaj rasteve të dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë ato me dimensione gjinore.
- Të forcohen kapacitetet ndërdisiplinare ndërmjet autoriteteve publike lokale/rajonale dhe ofruesve të shërbimeve për të parandaluar dhe reaguar së bashku ndaj dhunës ndaj fëmijëve përmes një qasjeje të ndjeshme ndaj traumës.
- Të mundësohet gjenerimi i njohurive dhe shkëmbimi i praktikave të mira, duke krijuar mundësi për forcimin e kapaciteteve të bashkëmoshatarëve në parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës ndërmjet fëmijëve në mjediset shkollore.
Kohëzgjatja: 24 muaj
Grupi i synuar: Fëmijë dhe të rinj të moshës 12 deri në 16 vjeç
Konsorciumi i projektit:
Terre des hommes Hungari ; Terre des hommes Greqi ; Terre des hommes Rumani; Terre des hommes Kosovë ; OJQ Hrabri Telefon (Kroaci); OJQ Instituti për Aktivitetet dhe Praktikat Sociale – SAPI (Bullgari); OJQ Shoqata Roditeli – AR (Bullgari).
Partnerët e projektit:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (Kosovë), Ministria e Familjes, Rinisë dhe Mundësive të Barabarta dhe tre Inspektoratet e Qarkut për Arsimin (Rumani), Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe dy Drejtoritë Rajonale të Arsimit (Bullgari), Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Rinisë (Kroaci), Universiteti i Hapur Helen (Greqi).
CARING 2.0 bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian.