TDHK është duke zbatuar projektin 'Fuqizimi i të rinjve për punësim gjithëpërfshirës YEEP II, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe SOS-Kinderdörfer weltweit, Hermann-Gmeiner-Fonds Deutschland (HGFD), në bashkëpunim të ngushtë me Fshatrat e Fëmijëve SOS në Kosovë.
Projekti zbatohet në komunën e Prizrenit, Kosovë, me fokus të veçantë në integrimin socio-ekonomik dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në nevojë.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të krijojë një ndikim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në integrimin socio-ekonomik dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në nevojë, si dhe të familjeve të tyre.
Qëllimet Specifike:
- SO1: Të rinjtë në situata të cenueshme kanë përfituar njohuri dhe aftësi që përmirësojnë mundësitë e tyre për punësim në tregun e punës.
- SO2: Të rinjve në situata të cenueshme u ofrohen rrugë drejt mundësive të denja për punësim.
- SO3: Vendimmarrësit lokalë kanë rritur ndërgjegjësimin e tyre mbi situatën e të rinjve në rrezik dhe janë informuar mbi strategjitë e mundshme për të adresuar përjashtimin socio-ekonomik të grupit të synuar.
Kohëzgjatja e projektit: 30 muaj (Nëntor 2023 – Mars 2026)
Grupi i synuar: Të rinj të moshës 16–24 vjeç, me pjesëmarrje minimale prej 50% femra.
Të rinj, fëmijë dhe familje në situata të cenueshme në Prizren, veçanërisht ata që janë në situata rruge ose janë ekspozuar ndaj dhunës, abuzimit apo trafikimit. Këta përfitues nuk kanë aftësitë e nevojshme, burime financiare, motivim të brendshëm apo vetëbesim për t’u integruar në mënyrë të suksesshme në tregun e punës, gjë që kontribuon në përjashtimin e tyre social dhe e përkeqëson më tej situatën e tyre të vështirë socio-ekonomike. Projekti synon t’i fuqizojë këta individë përmes ofrimit të aftësive dhe shërbimeve mbështetëse, me qëllim përmirësimin e mundësive për integrim në tregun e punës, si dhe përmirësimin e kushteve të tyre socio-ekonomike dhe mirëqenies së përgjithshme.
Partnerët:
Partnerë institucionalë:
- Komuna e Prizrenit
- Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete
- Qendra për Punë Sociale në Prizren
- Institucionet arsimore
- Agjencia e Punësimit dhe Qendrat e Trajnimit Profesional
- Biznese lokale
Partnerët e projektit:
- Bosnja dhe Hercegovina: Save the Children North-West Balkans
- Bullgaria: Qendra Know-How për Kujdesin Alternativ për Fëmijët
- Kroacia: Brave Phone
- Mali i Zi: Qendra për të Drejtat e Fëmijëve të Malit të Zi (Centar za prava djeteta Crne Gore)
- Serbia: Qendra për Integrimin e të Rinjve (The Center for Youth Integration)
- Shqipëria, Hungaria, Kosova, Moldavia, Rumania, Greqia dhe Ukraina: Terre des hommes