Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë rezultatet arsimore dhe të rrisë pjesëmarrjen në shkollë të nxënësve nga komunitetet e margjinalizuara, përfshirë komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian. Kjo arrihet përmes ofrimit të mbështetjes në të nxënë, siç është mësimi plotësues në qendrat mësimore dhe mbështetja për nxënësit Romë, Ashkali, Egjiptian dhe të tjerë në nevojë. Projekti zbatohet në komunat: Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Klinë.
Qëllimet specifike:
Rritja e nivelit të arritshmërisë akademike dhe të pjesëmarrjes në shkollë të nxënësve Romë, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe të grupeve të tjera të cenueshme në arsimin e rregullt brenda sistemit arsimor;
Ndërtimi i kapaciteteve të stafit të qendrave mësimore për ofrimin e mbështetjes cilësore në të nxënë për fëmijët që i ndjekin ato;
Mbështetje edukative e bazuar në identifikimin e nevojave për të nxënë dhe mbështetje për integrimin në arsimin e rregullt dhe arritjen e rezultateve të kënaqshme;
Rritja e vetëdijes për rëndësinë e përfshirjes, ndjekjes dhe regjistrimit në sistemin arsimor dhe shkollim;
Prezantimi dhe zbatimi i politikave për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në institucionet shkollore;
Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet qendrave mësimore, shkollave dhe drejtorive komunale të arsimit.
Donatori: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Kohëzgjatja: 10 muaj
Grupi i synuar: Fëmijë të moshës 7 deri në 11 vjeç
Partnerët zbatues të projektit në nivel qendror:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Institucioni i Avokatit të Popullit
Në nivel lokal:
Komunat e Pejës, Gjakovës, Ferizajt, Mitrovicës, Prizrenit, Klinës dhe Prishtinës
Drejtoritë Komunale të Arsimit në komunat e përmendura më lart
Qendrat për Punë Sociale në komunat e Pejës, Gjakovës, Ferizajt, Mitrovicës, Prizrenit, Klinës dhe Prishtinës
Shkollat ku janë të vendosura qendrat mësimore (shih tabelën më lart)
Ndihma për Menaxhimin e Rasteve (Case Management Helpdesks)
EPBRM-të në nivel shkolle
Organizatat lokale joqeveritare:
The Ideas Partnership
Syri i Vizionit
RADC
Balkan Sunflowers
KOMF (Bordi Ekzekutiv i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve)
Voice of Roma, Ashkali and Egyptian (VoRAE)